Bota

Udhëtim i vështirë i palestinezëve për të falur namazin në Aksa

Mijëra palestinezë në anën tjetër të Murit të Ndarjes filluan udhëtimin e tyre drejt Kudsit që në orët e mëngjesit

Qays Abu Samra, Zeynep Hilal Karyağdı   | 01.06.2018
Udhëtim i vështirë i palestinezëve për të falur namazin në Aksa

Ramallah

RAMALLAH (AA) - Palestinezët në Bregun Perëndimorë të okupuar kanë vazhduar edhe këtë javë rrugëtimin drejt Kompleksit Al-Aksa në Kuds për të falur xhumanë e tretë këtë Ramazan edhe përkundër vështirësive dhe pengesave nga ana e Izraelit, raporton Anadolu Agency (AA).

Mijëra palestinezë të ngelur në anën tjetër të Murit të Ndarjes filluan udhëtimin e tyre drejt Kudsit që në orët e mëngjesit.

I ndërtuar në vitin 2003 mes Kudsit dhe Bregut Perndimor të okupuar, përgjatë murit të betonit të lartë pesë metra gjendet një numër i madh të pikave të kontrollit të ushtarëve izraelitë.

Në ditë të zakonshme, Izraeli nuk lejon kalimin e palestinezëve të Bregut Perëndimor në Kuds, me përjashtim të lejeve të posaçme. Ndërkaq, banorët e Gazës, që gjendet nën bllokadën e Izraelit, nuk kanë liri të udhëtojnë as në Kuds, e as në ndonjë vend tjetër.

- Rrugëtimi i vështirë drejt Aksasë

Teksa disa banorë të Bregut Perëndimor krijojnë radhë të gjata duke pritur për të kaluar në pikat e kontrollit me leje të posaçme, disa të tjerë përpiqen të arrijnë në Aksa duke kaluar Murin e Ndarjes për shkak të pengesave të Izraelit.

Pasi Izraeli nuk lejoi kalimin e meshkujve nga mosha 12 deri në 40 vjeç në Kuds, palestinezët, posaçërisht më të rinjtë, kalojnë në qytet duke u ngjitur në Murin e Ndarjes, duke përdorur shkallë në vende të ndryshme të murit.

Gjatë kalimit duke u ngjitur në murë, palestinezët kohë pas kohe rrezikojnë të bien ose të kapen nga ushtarët izraelitë.

Ndërkohë, gratë dhe meshkujt e moshës mbi 40 vjeç krijojnë radhë të gjata. Para xhumasë së sotme, palestinezët reaguan pasi nuk u dha leje për kalimin e meshkujve të moshës nën 40 vjeç në pikën e kontrollit Kalendija.

Ijad Kemil (36), tha për AA se nuk i është dhënë leje për ta falur namazin në qytet.

"Ata më pengojnë që unë të fal namazin. Kërkojnë dokument të posaçëm të lejes prej nesh, por, nga ana tjetër, na refuzojnë kur aplikojmë me pretekste 'sigurie'", tha Kemil, duke shtuar se Izraeli përpiqet që në çdo mënyrë ta marrë kontrollin e plotë mbi Kudsin.

"Edhe përkundër këtyre gjërave, në do të vazhdojmë përkushtimin tonë ndaj qytetit", shtoi Kemil.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın