Bota

Udhëheqësi iranian u zotua për "hakmarrje të hidhur" ndaj SHBA-ve

"Një hakmarrje e hidhur po i pret kriminelët", tha Ayatollah Ali Khamenei në një deklaratë

Erdoğan Çağatay Zontur  | 03.01.2020 - Përdıtësım : 04.01.2020
Udhëheqësi iranian u zotua për "hakmarrje të hidhur" ndaj SHBA-ve

Ankara

Udhëheqësi suprem i Iranit sot u zotua se do të hakmerrej për vrasjen e Qasem Solaimani, komandant i Forcave elitare Quds, në një sulm me dronë amerikanë në Irak, raporton Anadolu Agency (AA).

"Një hakmarrje e hidhur po i pret kriminelët", tha Ayatollah Ali Khamenei në një deklaratë.

Udhëheqësi suprem gjithashtu shpalli zi kombëtare për tre ditë në vend.

"Vdekja e tij nuk do të ndalojë punën e tij, rruga e tij nuk do të bllokohet," shtoi ai.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın