Bota

Tërmet me magnitudë 6.1 ballë godet Filipinet

Tërmeti, i regjistruar në një thellësi prej afërsisht 69 kilometrash, nuk ka rezultuar në viktima ose dëme. Po ashtu nuk është lëshuar paralajmërim për cunami pas tërmetit

Elif Gültekin Karahacıoğlu  | 17.10.2025 - Përdıtësım : 17.10.2025
Tërmet me magnitudë 6.1 ballë godet Filipinet

Ankara

Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë ka ndodhur pranë qytetit Union në ishullin Luzon të Filipineve, transmeton Anadolu.

Qendra e Studimeve Gjeologjike e SHBA-së (USGS) njoftoi se epiqendra e tërmetit ishte në jugperëndim të qytetit Union.

Tërmeti, i regjistruar në një thellësi prej afërsisht 69 kilometrash, nuk ka rezultuar në viktima ose dëme. Po ashtu nuk është lëshuar paralajmërim për cunami pas tërmetit.

Filipinet, një nga vendet me aktivitetin më të lartë sizmik në botë, ndodhen në Brezin e Tërmeteve të Paqësorit, i njohur edhe si "Unaza e Zjarrit".



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın