Bota

Tërmet me magnitudë 6,0 godet Alaskën

Tërmeti ka ndodhur në mëngjes në një thellësi prej 69,4 kilometrash dhe rreth 12 kilometra në veriperëndim të Susitnas, afër Anchoraget, qyteti më i populluar i shtetit amerikan

Muhammed Yasin Güngör  | 27.11.2025 - Përdıtësım : 27.11.2025
Tërmet me magnitudë 6,0 godet Alaskën

Stamboll

Një tërmet me magnitudë 6,0 ka ndodhur sot pranë rajonit Susitna në Alaskë, sipas raportit fillestar të Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS), transmeton Anadolu.

Tërmeti ka ndodhur në mëngjes në një thellësi prej 69,4 kilometrash dhe rreth 12 kilometra në veriperëndim të Susitnas, afër Anchoraget, qyteti më i populluar i shtetit amerikan.

Nuk u raportuan menjëherë viktima apo dëme të mëdha pas ngjarjes dhe nuk u dha asnjë paralajmërim për cunami.

Tërmeti më i madh i regjistruar në Alaska ishte ai i 27 marsit 1964, me magnitudë 9,2, i cili goditi rajonin Prince William Sound. Ky tërmet dhe cunami që pasoi morën jetën e 131 personave.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın