Tërmet me magnitudë 5.5 godet Kubën juglindore
Dridhjet ndodhën në orën 12:00 GMT, rreth 45 kilometra në jugperëndim të qytetit Maisit, në një thellësi prej 10 kilometrash
Stamboll
Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) ka bërë të ditur se një tërmet me magnitudë 5.5 ka goditur Kubën juglindore, transmeton Anadolu.
Sipas USGS-së, dridhjet ndodhën në orën 12:00 GMT, rreth 45 kilometra në jugperëndim të qytetit Maisit, në një thellësi prej 10 kilometrash.
Tërmeti u ndje pranë qytetit Guantanamo, i cili ndodhet rreth 92.1 kilometra në perëndim të epiqendrës.
Pas tërmetit nuk u lëshua asnjë alarm për cunami dhe nuk pati raportime të menjëhershme për dëme materiale apo viktima.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
