Bota

Tërmet i fuqishëm godet Filipinet, një i vdekur

Zyrtarët filipinas thanë se ka nisur kërkimi për një numër të papërcaktuar njerëzish që besohet të jenë bllokuar nën rrënoja

Ekip  | 15.12.2019 - Përdıtësım : 16.12.2019
Tërmet i fuqishëm godet Filipinet, një i vdekur

Davao

Një tërmet me magnitudë 6.9 ballë sipas shkallës Rihter goditi ishullin Mindanao të Filipineve, duke shkaktuar vdekjen e një personi dhe shembjen e një ndërtese trekatëshe, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyrtarët filipinas thanë se ka nisur kërkimi për një numër të papërcaktuar njerëzish që besohet të jenë bllokuar nën rrënoja.

Instituti i Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë i Filipineve ka njoftuar se tërmeti me magnitudë 6.9 ballë ka ndodhur me epiqendër gjashtë kilometra në veriperëndim të qytetit Padad në provincën Davao del Sur, në një thellësi prej 30 kilometrash.

Nuk u lëshua alarm për cunami pas tërmetit.

Një fëmijë humbi jetën në një fshat afër qytetit Matanao kur u shemb një mur shtëpie, thanë zyrtarët.

Douglas Cagas, guvernatori i provincës Davao del Sur, tha se gjatë tërmetit, një ndërtesë trekatëshe ku ndodhej një dyqan ushqimesh u shemb në qendër të qytetit Padada dhe se një numër i panjohur njerëzish u bllokuan nën rrënoja.

Në tërmetet me magnitudë 6,6 dhe 6,5 ballë që goditën ishullin Mindanao më 29 dhe 31 tetor, 23 njerëz humbën jetën dhe 417 të tjerë pësuan lëndime të ndryshme.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın