Të paktën 58 të plagosur pas sulmit me raketa nga Irani në veri të Izraelit
Raportohet se raketa goditi një ndërtesë në qytetin Kiryat Tivon pranë qytetit Haifa, duke shkaktuar dëme në strukturë
Stamboll
Të paktën 58 persona u plagosën të premten në një sulm me raketa nga Irani në Izraelin verior, sipas raportimeve të medias, transmeton Anadolu.
Channel 12 raportoi se raketa goditi një ndërtesë në qytetin Kiryat Tivon pranë qytetit Haifa, duke shkaktuar dëme në strukturë.
Shërbimi i urgjencës i Izraelit, Magen David Adom, tha se ekipet e tij kanë trajtuar një grua 34-vjeçare në gjendje të moderuar me plagë nga shrapnel në shpinë.
Ekipet ofruan trajtim mjekësor dhe evakuuan 58 persona në spitale, përfshirë një në gjendje të moderuar dhe 57 me lëndime shumë të lehta të shkaktuara kryesisht nga xhamat e thyer, tha shërbimi i urgjencës në një deklaratë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
