Bota

Të paktën 50 të plagosur nga zjarri në një fabrikë në Daejeon të Koresë së Jugut

Autoritetet e ngritën reagimin emergjent në fazën 2 menjëherë pas fillimit të zjarrit, duke mobilizuar burime nga stacionet aty pranë

Islam Uddin  | 20.03.2026 - Përdıtësım : 20.03.2026
Të paktën 50 të plagosur nga zjarri në një fabrikë në Daejeon të Koresë së Jugut

Stamboll

Të paktën 50 persona u plagosën të premten, shumica rëndë, në një zjarr në një fabrikë për pjesë të automobilave në qytetin jugkorean Daejeon, transmeton Anadolu.

Sipas raportimit nga "The Korea Herald", e cila ka cituar zyrtarët lokalë të zjarrfikësve, thuhet se zjarri shpërtheu në një objekt në zonën Munpyeong-dong.

Autoritetet e ngritën reagimin emergjent në fazën 2 menjëherë pas fillimit të zjarrit, duke mobilizuar burime nga stacionet aty pranë.

Të paktën 46 automjete zjarrfikëse dhe 115 persona u vendosën për të kontrolluar flakët.

Zyrtarët thanë se 35 nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë, ndërsa 15 kanë pësuar lëndime të lehta.

Ekipet e emergjencës vazhduan përpjekjet për ta vënë zjarrin nën kontroll dhe për të vlerësuar dëmet në vendngjarje. Shkaku i zjarrit nuk u bë i ditur menjëherë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın