Bota

Të paktën 5 të vdekur nga përmbytjet në Kazakistan

Vendi po vazhdon të luftojë me përmbytjet që po ndodhin si pasojë e shkrirjes së shpejtë të borës pas një dimri me reshje të dendura, duke shkaktuar vërshime në lumenj

Meiramgul Kussainova  | 18.04.2024 - Përdıtësım : 18.04.2024
Të paktën 5 të vdekur nga përmbytjet në Kazakistan

Kazakhstan

Të paktën 5 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve në Kazakistan, ndërsa janë duke vazhduar kërkimet për 2 të zhdukur, transmeton Anadolu.

Duke folur për gazetarët pas një seance të Senatit, zëvendësministri i parë i Punëve të Brendshme Marat Kocayev tha se 4 persona kanë humbur jetën në rajonin Atrau për shkak të përmbytjeve në vend, kurse një fëmijë ka vdekur pasi është rrëmbyer nga rrjedha në rajonin e Turkestanit.

Ai tha se në provincën Abay po vazhdojnë kërkimet për 2 persona, duke shtuar se tashmë është ngritur çështje penale në lidhje me incidentet dhe ka nisur hetim nga forcat e policisë.

Vendi po vazhdon të luftojë me përmbytjet që po ndodhin si pasojë e shkrirjes së shpejtë të borës pas një dimri me reshje të dendura, duke shkaktuar vërshime në lumenj.

Sipas të dhënave aktuale të Ministrisë së Emergjencave, gjendja e jashtëzakonshme vijon "në shkallë lokale" në 38 vendbanime në 8 rajone për shkak të përmbytjeve.

Ndërsa numri i të shpëtuarve nga zonat e përmbytjeve deri më tani ka shkuar në 117.694, 18.651 prej tyre janë kthyer në shtëpitë e tyre. 6.887 nga të evakuuarit janë duke qëndruar në qendrat e akomodimit të përkohshëm.

5.718 shtëpi janë përmbytur në rajonet Akmola, Aktobe, Atrau, Kostanay dhe Kazakistani Verior.

Për të luftuar përmbytjet në vend janë mobilizuar 44.156 efektivë, përfshirë edhe ushtarë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın