Të paktën 45 të vrarë në sulmin izraelit ndaj palestinezëve që prisnin ndihmë në Gaza
Ministria e Shëndetësisë në Gaza bëri të ditur se ushtria izraelite sulmoi civilët që prisnin ndihmë humanitare në një zonë të qytetit Khan Yunis

Stamboll
Të paktën 45 palestinezë kanë humbur jetën si pasojë e sulmit të ushtrisë izraelite ndaj personave që prisnin ndihmë në qytetin Khan Yunis, pjesën jugore të Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.
Ministria e Shëndetësisë në Gaza bëri të ditur se ushtria izraelite sulmoi civilët që prisnin ndihmë humanitare në një zonë të qytetit Khan Yunis.
Të paktën 45 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në sulm, ndërsa trupat e të vdekurve dhe të plagosurve u sollën në Kompleksin Mjekësor Nasser.
Deklarata gjithashtu kujtoi se shërbimet e urgjencës dhe njësitë e kujdesit intensiv po punojnë përtej kapaciteteve të tyre, duke shtuar se shërbimet e kujdesit shëndetësor po ofrohen me burime dhe ilaçe shumë të kufizuara.
Ministria e Shëndetësisë përsëriti thirrjen e saj drejtuar të gjitha institucioneve përkatëse për të ofruar ndihmë urgjente mjekësore në Gaza.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.