Bota

Të paktën 430 të vrarë dhe mbi 3.500 të plagosur në sulmet izraelite ndaj Iranit

Sulmet izraelite kanë shënjestruar një gamë të gjerë lokacionesh, duke përfshirë depot e raketave dhe objektet bërthamore, si dhe zonat e banimit në Teheran, Isfahan, Qom, Khorramabad dhe qytete të tjera

Ikrame Imane Kouachi  | 21.06.2025 - Përdıtësım : 21.06.2025
Të paktën 430 të vrarë dhe mbi 3.500 të plagosur në sulmet izraelite ndaj Iranit

Ankara

Zv/ministri i Shëndetësisë i Iranit, Iraj Harirchi, ka njoftuar se numri i të vdekurve nga sulmet ajrore izraelite është rritur në të paktën 430, me më shumë se 3.500 civilë të plagosur që nga fillimi i sulmeve më 13 qershor, transmeton Anadolu.

Siç raportojnë mediat lokale, sulmet izraelite kanë shënjestruar një gamë të gjerë lokacionesh, duke përfshirë depot e raketave dhe objektet bërthamore, si dhe zonat e banimit në Teheran, Isfahan, Qom, Khorramabad dhe qytete të tjera.

Ndër objektivat e raportuara ishte edhe objekti bërthamor në Isfahan, për të cilin autoritetet iraniane thanë se nuk pësoi rrjedhje të rrezikshme.

Ndërkohë, Agjencia e Lajmeve të Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut raportoi se deri në 639 persona janë vrarë dhe mbi 1.300 të tjerë janë plagosur në sulmet izraelite.

Irani është hakmarrë me sulme të koordinuara me dronë dhe raketa në territorin izraelit.

Nga ana izraelite, autoritetet njoftuan se të paktën 25 persona janë vrarë dhe më shumë se 2.500 të tjerë janë plagosur në sulmet iraniane.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.