Të paktën 20 të vdekur nga shpërthimi i një fabrike në Pakistan
Viktimat përfshijnë fëmijë dhe gra, pasi shpërthimi masiv shkaktoi shembjen e ndërtesës së fabrikës dhe disa shtëpive aty pranë
Stamboll/Karachi
Të paktën 20 persona kanë humbur jetën nga shpërthimi në një fabrikë në qendrën industriale Faisalabad në Pakistan, teksa ekipet e shpëtimit nxorën pesë trupa të tjerë nga rrënojat, transmeton Anadolu.
Zv/komisari i qytetit Faisalabad, Nadeem Nasir, u tha gazetarëve se në shpërthim 20 persona humbën jetën dhe 20 të tjerë u plagosën, disa prej të cilëve në gjendje kritike, ndërkohë operacioni i shpëtimi ende është duke u zhvilluar.
Autoritetet kanë shprehur frikë për një rritje të mëtejshme të numrit të të vdekurve.
Viktimat përfshijnë fëmijë dhe gra, pasi shpërthimi masiv shkaktoi shembjen e ndërtesës së fabrikës dhe disa shtëpive aty pranë.
Nasir tha se të paktën katër persona, përfshirë menaxherin e fabrikës, janë arrestuar në lidhje me hetimin që po vazhdon.
Sipas hetimit fillestar, theksoi ai, shpërthimi u shkaktua nga një rrjedhje gazi.
Pakistani ka pasur një histori të gjatë aksidentesh industriale, kryesisht për shkak të standardeve të dobëta të sigurisë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
