Bota

Të paktën 17 të vrarë në sulmin izraelit ndaj shkollës që strehonte palestinezë të zhvendosur

Objekti i vënë në shënjestër nga sulmet izraelite operohej nga Agjencia e Ndihmës dhe Punës së OKB-së për Refugjatët Palestinezë (UNRWA) dhe në të ishin të strehuar dhjetëra familje palestineze

Abdulbesar Ademi  | 06.05.2025 - Përdıtësım : 06.05.2025
Të paktën 17 të vrarë në sulmin izraelit ndaj shkollës që strehonte palestinezë të zhvendosur Foto: Moiz Salhi/AA

Gaza

Avionët luftarakë izraelitë kanë goditur një shkollë që strehonte palestinezë të zhvendosur në kampin e refugjatëve Bureij në Gazën qendrore, duke lënë të vdekur të paktën 17 persona dhe duke plagosur shumë të tjerë.

Gazetari i Anadolut raportoi se objekti i vënë në shënjestër nga sulmet izraelite operohej nga Agjencia e Ndihmës dhe Punës së OKB-së për Refugjatët Palestinezë (UNRWA) dhe në të ishin të strehuar dhjetëra familje palestineze.

Ndërkohë, burime nga terreni thanë për Anadolu se ushtria izraelite vazhdon të bombardojë disa zona në të gjithë enklavën palestineze, përfshirë zonat lindore të Qytetit Gaza, si dhe në qytetet Khan Younis dhe Beit Lahia.

Të paktën 52.600 palestinezë janë vrarë në Gaza nga sulmet brutale izraelite që nga tetori i vitit 2023, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.

Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi ​​urdhër-arreste ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza. Për luftën në enklavën palestineze, Izraeli përballet gjithashtu me një padi gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.