Bota

Të gjithë 242 personat në bordin e avionit të rrëzuar të "Air India" dyshohet se kanë vdekur

- Linja ajrore tha se përveç dy pilotëve dhe 10 anëtarëve të ekuipazhit të kabinës, 169 nga pasagjerët në bord ishin shtetas indianë, 53 shtetas britanikë, shtatë nga Portugalia dhe një nga Kanadaja

Saadet Gökce  | 12.06.2025 - Përdıtësım : 12.06.2025
Të gjithë 242 personat në bordin e avionit të rrëzuar të "Air India" dyshohet se kanë vdekur

Istanbul

STAMBOLL (AA) - "News18" njoftoi se të gjithë 242 personat në bord të fluturimit "Air India" me destinacion Mbretërinë e Bashkuar që u rrëzua në Indinë perëndimore besohet se kanë vdekur, transmeton Anadolu.

Të paktën 5 studentë vdiqën gjithashtu dhe disa u plagosën kur aeroplani u përplas në një konvikt të kolegjit mjekësor, dhe Policia e Ahmedabadit konfirmoi se 25 persona u plagosën.

Aeroplani i "Air India" që mbante 242 persona, u rrëzua në zonën rezidenciale Meghaninagar menjëherë pas ngritjes nga Aeroporti Ndërkombëtar Sardar Vallabhbhai Patel në shtetin perëndimor të Gujarat të Indisë, sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Aviacionit Civil të Indisë.

Linja ajrore tha se përveç dy pilotëve dhe 10 anëtarëve të ekuipazhit të kabinës, 169 nga pasagjerët në bord ishin shtetas indianë, 53 shtetas britanikë, shtatë nga Portugalia dhe një nga Kanadaja.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın