Bota

Të dërguarit amerikanë mbërrijnë në Izrael për të diskutuar zbatimin e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza

Steve Witkoff dhe Jared Kushner pritet të diskutojnë zbatimin e marrëveshjes së armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit

Betül Yılmaz  | 20.10.2025 - Përdıtësım : 20.10.2025
Të dërguarit amerikanë mbërrijnë në Izrael për të diskutuar zbatimin e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza

Stamboll

 I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, dhëndri i Presidentit Donald Trump, mbërritën në Izrael të hënën për të diskutuar zbatimin e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, sipas transmetuesit publik të Izraelit KAN, transmeton Anadolu.

Witkoff dhe Kushner, i cili shërben si këshilltar joformal në administratën Trump, pritet të diskutojnë zbatimin e marrëveshjes së armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit.

Të dërguarit e SHBA-së do të takohen me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe zyrtarë të tjerë të lartë izraelitë, sipas "Times of Israel".

Një marrëveshje armëpushimi midis Hamasit dhe Izraelit, përmes ndërmjetësimit rajonal dhe ndërkombëtar dhe e zbatuar më 10 tetor, përcakton një tërheqje të pjesshme izraelite nga disa zona në Gaza në pozicione të reja brenda enklavës, të njohura si "vija e verdhë".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın