Tymi ngrihet lart pas sulmeve izraelite në Gazën veriore me popullsi të dendur
Zona me popullsi të dendur ka pësuar shkatërrime të rënda nga sulmet izraelite, ndërkohë palestinezët jetojnë në kushte të vështira nëpër tenda, duke u përballur edhe me urinë e shkaktuar nga agresioni i vazhdueshëm izraelit
Gaza
Forcat izraelite kanë kryer sulme në lagjet veriore të Gazës, respektivisht në lagjet Sabra dhe al-Zeytoun, me tymin që shuhet duke u ngritur nga zonat e shënjestruara teksa sulmeve vazhdojnë, raporton Anadolu.
Zona me popullsi të dendur ka pësuar shkatërrime të rënda nga sulmet izraelite, ndërkohë palestinezët jetojnë në kushte të vështira nëpër tenda, duke u përballur edhe me urinë e shkaktuar nga agresioni i vazhdueshëm izraelit.
Që nga tetori i vitit 2023, Izraeli ka vrarë më shumë se 62 mijë palestinezë në Gaza. Fushata ushtarake ka shkatërruar enklavën, ka çuar në uri, migrim të detyruar dhe përhapje të sëmundjeve.
Nëntorin e vitit të kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhërarreste ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.
Izraeli gjithashtu përballet me një padi gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën në enklavën palestineze.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
