Bota

Twitter mbyll për një kohë të shkurtër llogarinë Al Jazeera Arabic

Llogaria tjetër e Al Jazeera Arabic ka përshkruar veprimin si pjesë e fushatës së organizuar

Ekip  | 17.06.2017 - Përdıtësım : 17.06.2017
Twitter mbyll për një kohë të shkurtër llogarinë Al Jazeera Arabic

Dubai

DUBAI (AA) - Platforma e rrjetit social Twitter të shtunën për një kohë të shkurtër ka mbyllur llogarinë e Al Jazeera Arabic në mes të krizës serioze diplomatike mes Katarit dhe disa vende arabe, raporton Anadolu Agency (AA). 

Twitter pak më vonë sërish aktivizoi llogarinë. Kjo ka ndodhur pasi vendet arabe bllokuan faqet e internetit dhe transmetimin e Al Jazeera-s nga Doha. 

Llogaria tjetër e Al Jazeera Arabic ka përshkruar veprimin si pjesë e fushatës së organizuar. Nga Al Jazeera thonë se që nga vazhdimi i mosmarrëveshjes diplomatike ndodhen nën sulme të vazhdueshme kibernetike. 

Twitter, selia e së cilës është në San Francisco, nuk është përgjigjur menjëherë kërkesës për koment. Në mesin e investitorëve më të rëndësishme të Twitter-it është edhe miliarderi saudit Princi Alwaleed bin Talal, anëtar i familjes mbretërore.

Arabia Saudite, EBA, Bahreini, Egjipti dhe Jemeni më 5 qershor njoftuan ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Katarin, duke e akuzuar për "mbështetje të terrorizmit". Arabia Saudite, EBA-të dhe Bahreinin, të cilat Katarit i mbyllën hapësirën ajrore kërkuan që diplomatët e Katarit të largoheshin brenda 48 orëve nga vendet. Arabia Saudite gjithashtu mbylli kufirin e vetëm tokësorë me Katarin.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın