Bota

Tusk bën thirrje për një përgjigje “të vendosur” të BE-së ndaj kërcënimeve tarifore të Trumpit

Kryeministri polak gjithashtu bëri thirrje që blloku evropian të ruajë “marrëdhëniet më të mira të mundshme me SHBA-në”

Jo Harper  | 03.02.2025 - Përdıtësım : 03.02.2025
Tusk bën thirrje për një përgjigje “të vendosur” të BE-së ndaj kërcënimeve tarifore të Trumpit Foto: AA/Arkiv

Varshavë

Kryeministri polak, Donald Tusk, ka deklaruar se Bashkimi Evropian (BE) duhet të ofrojë një përgjigje “të vendosur dhe të bashkuar” ndaj kërcënimeve tarifore të presidentit amerikan, Donald Trump, transmeton Anadolu.

Gjatë një samiti jozyrtar të liderëve të BE-së në Bruksek, kryeministri Tusk, vendi i të cilit mban presidentën e radhës 6-mujore të BE-së, gjithashtu bëri thirrje që blloku evropian të ruajë “marrëdhëniet më të mira të mundshme me SHBA-në”.

Tusk tha se BE-ja duhet “të bëjë gjithçka të mundur për të shmangur një grindje midis aleatëve”, veçanërisht duke marrë parasysh kërcënimet e paraqitura nga Rusia dhe Kina.

Por, shtoi ai, “ne gjithashtu duhet të themi me zë të lartë dhe të qartë se fillimi i një lloj lufte tarifore ose tregtare është një gabim i plotë”.

Ai gjithashtu tha se do të përpiqet të “bindë të gjithë liderët evropianë” kundër “kufizimit ose eliminimit të shpenzimit të parave evropiane për armët amerikane”.

Sipas tij, kur bëhet fjalë për mbrojtjen në qendër të vëmendjes së BE-së duhet të jenë armët amerikane dhe marrëdhëniet më të mira të mundshme me SHBA-në, Kanadanë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Norvegjinë.

Vitin e kaluar, Polonia rriti buxhetin e saj të mbrojtjes në mbi 4,12 për qind, ndërsa këtë vit në 4,7 për qind, respektivisht në nivelin më të lartë relativ në NATO.

Në vitin 2022, sipas të dhënave nga Zyra Amerikane e Përfaqësuesit të Tregtisë, SHBA-ja eksportoi në BE mallra dhe shërbime në vlerë prej 592 miliardë dollarësh dhe nga BE-ja importoi 723.3 miliardë dollarë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.