Bota

Turqia uron Shqipërinë për Ditën e Flamurit, e quan vend aleat dhe partner strategjik

"Gëzuar 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë, aleatit dhe partnerit tonë strategjik, Shqipërisë", shkroi Ministria e Jashtme e Turqisë në mesazhin e urimit

Abdulbesar Ademi  | 28.11.2025 - Përdıtësım : 28.11.2025
Turqia uron Shqipërinë për Ditën e Flamurit, e quan vend aleat dhe partner strategjik

Shkup

Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë i ka shprehur urimet e saj Shqipërisë me rastin e Ditës së Flamurit, e cila shënohet më 28 nëntor, transmeton Anadolu.

Mesazhi i urimit i Turqisë për Shqipërinë thekson miqësinë e qëndrueshme dhe lidhjet e forta midis dy vendeve.

"Gëzuar 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë, aleatit dhe partnerit tonë strategjik, Shqipërisë", shkroi ministria turke në platformën sociale të kompanisë amerikane X.

Dita e Flamurit festohet çdo 28 nëntor si festë në diasporën shqiptare, e cila përkon me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor të vitit 1912 dhe ngritjen e flamurit shqiptar në Vlorë nga Ismail Qemali.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.