Turqia, Bota

Turqia thekson urgjencën e Ukrainës për evakuimin e civilëve nga qyteti Mariupol

Akar theksoi rëndësinë e arritjes së një armëpushimi për të ndihmuar përpjekjet për një zgjidhje diplomatike në Ukrainë, si dhe “urgjencën e evakuimit të sigurt të civilëve nga toka ose deti, veçanërisht nga qyteti Mariupol”

Sarp Özer  | 08.04.2022 - Përdıtësım : 09.04.2022
Turqia thekson urgjencën e Ukrainës për evakuimin e civilëve nga qyteti Mariupol

Ankara

Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar, në një bisedë telefonike me homologun e tij ukrainas, Oleksii Reznikov, ka theksuar urgjencën e evakuimit të sigurt të civilëve, veçanërisht nga qyteti ukrainas Mariupol, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria turke e Mbrojtjes njoftoi se në bisedën telefonike Akar theksoi rëndësinë e arritjes së një armëpushimi për të ndihmuar përpjekjet për një zgjidhje diplomatike në Ukrainë, si dhe “urgjencën e evakuimit të sigurt të civilëve nga toka ose deti, veçanërisht nga qyteti Mariupol”.

Ministri turk po ashtu përsëriti se Turqia do të vazhdojë të bëjë pjesën e saj sa i përket ndihmës humanitare për Ukrainën.

Dje, Akar realizoi bisedë telefonike edhe me homologun e tij rus, ku gjithashtu theksoi urgjencën e evakuimit të sigurt të civilëve.

Turqia ka bërë përpjekje për t’i dhënë fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës, e cila filloi më 24 shkurt dhe shkaktoi zemërim ndërkombëtar dhe sanksione të ashpra ndaj Moskës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.