Bota

Turqia shpreson që marrëveshja e armëpushimit në Siri do të çojë në stabilitet të bazuar në unitet

Ministria e Jashtme turke theksoi se e ardhmja e Sirisë varet nga uniteti, kohezioni, integrimi dhe jo nga terrorizmi dhe përçarja.

Asiye Latife Yılmaz  | 18.01.2026 - Përdıtësım : 18.01.2026
Turqia shpreson që marrëveshja e armëpushimit në Siri do të çojë në stabilitet të bazuar në unitet

Stamboll

Turqia shprehu shpresën se Marrëveshja për Armëpushim dhe Integrim të Plotë në Siri do të avancojë në mënyrë efektive dhe të shpejtë përpjekjet për stabilitet, të bazuara në integritetin territorial dhe unitetin e vendit, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë, Ministria e Punëve të Jashtme tha se pret që marrëveshja të kontribuojë jo vetëm për popullin sirian, por edhe për sigurinë dhe paqen e rajonit më të gjerë, veçanërisht të vendeve fqinje të Sirisë.

Ministria theksoi se periudha e re që ka nisur në Siri më 8 dhjetor 2024, e parë si një mundësi e jashtëzakonshme për vendin për të arritur një të ardhme të begatë, ka hyrë sot në një fazë kritike.

Ajo nënvizoi rëndësinë e njohjes së realiteteve në terren dhe shprehu shpresën se të gjitha grupet dhe individët në Siri tani e kuptojnë plotësisht se e ardhmja e vendit nuk qëndron në terrorizëm dhe përçarje, por në unitet, kohezion dhe integrim.

Në deklaratë shtohet se Turqia do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e qeverisë siriane në luftën kundër terrorizmit, të kryera me një qasje gjithëpërfshirëse dhe bashkuese të bazuar në pëlqimin e popullit, si dhe punën e saj për rindërtimin e vendit.

Të dielën, presidenti sirian Ahmad al-Sharaa njoftoi një Marrëveshje gjithëpërfshirëse për Armëpushim dhe Integrim të Plotë mes qeverisë siriane dhe SDF-së, duke shpalosur masa të gjera për rikthimin e autoritetit shtetëror në verilindje të vendit.

SDF-ja dominohet nga grupi terrorist YPG, dega siriane e organizatës terroriste PKK.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın