Bota

Turqia shpreh keqardhje të thellë për humbjen e jetëve nga tërmeti në Afganistan

"Shprehim keqardhje të thellë për humbjen e jetëve në tërmetin që ndodhi mbrëmë pranë qytetit të Jalalabadit në Afganistan", thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme turke

Gökhan Çeliker  | 01.09.2025 - Përdıtësım : 02.09.2025
Turqia shpreh keqardhje të thellë për humbjen e jetëve nga tërmeti në Afganistan

Ankara

Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë shprehu keqardhje të thellë për humbjen e jetëve nga tërmeti në Afganistan, transmeton Anadolu.

Ministria lëshoi ​​një deklaratë me shkrim në lidhje me tërmetin në Afganistan.

"Shprehim keqardhje të thellë për humbjen e jetëve në tërmetin që ndodhi mbrëmë pranë qytetit të Jalalabadit në Afganistan", thuhet në deklaratën në të cilën bëhet lutje për mëshirën e Zotit mbi ata që humbën jetën dhe në të cilën i përcillen ngushëllime popullit të Afganistanit.


- Tërmeti në Afganistan

Studimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS) njoftoi se një tërmet me magnitudë 6 ballë ndodhi 27 kilometra në verilindje të Jalalabadit, pranë kufirit të Afganistanit me Pakistanin, në një thellësi prej 8 kilometrash.

Autoritetet lokale raportuan se ky është një nga tërmetet më të forta që ka goditur vendin.

Zëdhënësi i Qeverisë së Përkohshme Afgane, Zabihullah Mujahid njoftoi në konferencën për media se numri i të vdekurve nga tërmeti që ndodhi mbrëmë u rrit në mbi 800 dhe numri i të plagosurve tejkaloi 2.500.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın