Turqia

Turqia refuzon fuqishëm deklaratat e zyrtarëve izraelitë mbi "aneksimin" e Bregut Perëndimor

"Refuzojmë fuqishëm deklaratat e ministrave dhe politikanëve izraelitë në lidhje me aneksimin e Bregut Perëndimor", thuhet nga Ministria e Jashtme e Turqisë

Gökhan Çeliker  | 03.07.2025 - Përdıtësım : 04.07.2025
Turqia refuzon fuqishëm deklaratat e zyrtarëve izraelitë mbi "aneksimin" e Bregut Perëndimor

Ankara

Ministria e Jashtme e Turqisë njoftoi se refuzon fuqishëm deklaratat e ministrave dhe politikanëve izraelitë në lidhje me aneksimin e Bregut Perëndimor, transmeton Anadolu.

"Refuzojmë fuqishëm deklaratat e ministrave dhe politikanëve izraelitë në lidhje me aneksimin e Bregut Perëndimor", thuhet nga ministria, duke theksuar se deklaratat e tilla janë një tregues i qartë i politikave të Izraelit për ndërtimin e vendbanimeve në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe përpjekjet e tij për ta bërë pushtimin të përhershëm.

Deklarata theksoi se "thirrjet e papërgjegjshme për aneksim", veçanërisht gjatë një periudhe kur përpjekjet për armëpushim janë duke vazhduar, injorojnë parimet e zgjidhjes të miratuara nga bashkësia ndërkombëtare për shumë vite, duke shtuar se ishte e qartë se ndërhyrjet sistematike në territoret palestineze dhe praktikat që synojnë zhvendosjen e popullit palestinez e thelluan më tej brishtësinë në rajon.

Më tej në deklaratë u theksua edhe një herë se, për të vendosur paqe të qëndrueshme, besim të ndërsjellë dhe stabilitet në Lindjen e Mesme, duhet të njihen të drejtat legjitime të popullit palestinez dhe të krijohet një shtet i pavarur palestinez me kryeqytet Kudsin Lindor.

Të gjithë ministrat e qeverisë së koalicionit nga partia Likud në Izrael i shkruan një letër kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu duke kërkuar aneksimin e Bregut Perëndimor të pushtuar nga Izraeli deri në fund të muajit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın