Bota

Turqia për urinë në Gaza: Krimet e pandëshkuara të luftës nxisin papërgjegjshmërinë e Izraelit

Ministria turke për urinë në Rripin e Gazës ka deklaruar se ajo që e inkurajon Izraelin dhe e bën atë të papërgjegjshëm janë krimet e tij të luftës dhe shkeljet e ligjit ndërkombëtar që kanë mbetur të pandëshkuara deri më sot

Asiye Latife Yılmaz  | 23.08.2025 - Përdıtësım : 23.08.2025
Turqia për urinë në Gaza: Krimet e pandëshkuara të luftës nxisin papërgjegjshmërinë e Izraelit Foto: Hamza Z. H. Qraiqea/AA

Stamboll

Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë lidhur me konfirmimin e urisë në Rripin e Gazës ka deklaruar se ajo që e inkurajon Izraelin dhe e bën atë të papërgjegjshëm janë krimet e tij të luftës dhe shkeljet e ligjit ndërkombëtar që kanë mbetur të pandëshkuara deri më sot, raporton Anadolu.

Ministria turke citoi raportin e mbështetur nga OKB-ja nga Klasifikimi i Fazës së Integruar të Sigurisë Ushqimore (IPC), i cili konfirmon urinë në Gaza që nga 15 gushti me prova të arsyeshme.

Siç tha ministria, raporti edhe një herë theksoi "shkallën e katastrofës humanitare të shkaktuar nga politikat gjenocidale të zbatuara nga qeveria e Netanyahut kundër popullit palestinez në Gaza".

Ministria tha se sigurimi i një armëpushimi të përhershëm në Gaza, mbajtja përgjegjëse e atyre që janë përgjegjës para gjykatave ndërkombëtare dhe mbajtja e hapur pa ndërprerje e korridoreve të ndihmës humanitare janë ndër detyrimet më themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe njerëzimit.

"Turqia do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm luftën legjitime të popullit palestinez", theksoi ministria turke.

IPC-ja ka konfirmuar urinë në Qytetin Gaza dhe ka parashikuar përhapjen e saj në Deir al-Balah dhe Khan Younis deri në fund të shtatorit.

Izraeli e hodhi poshtë raportin, duke pretenduar se mbështetej në "burime të anshme" dhe "boshllëqe metodologjike" dhe se gjetjen ishin "të ndikuara nga Hamasi".

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, vdekjet e lidhura me urinë janë rritur në 281 që nga tetori i vitit 2023, përfshirë 114 fëmijë.

Që nga 2 marsi, Izraeli i ka mbajtur të gjitha kalimet në Gaza të mbyllura, duke ndaluar ndihmën humanitare pavarësisht konvojeve të mëdha të ndihmës të bllokuara në kufi. Që nga tetori i vitit 2023, Izraeli ka vrarë më shumë se 62.600 palestinezë në enklavë dhe e ka bërë atë të pabanueshme.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.