Bota

"Turqia po merr të gjitha masat për të mbrojtur qytetarët e saj në flotiljen 'Sumud' pas sulmit izraelit"

Ndërsa festat fetare në Izrael mund të shkaktojnë disa vonesa në përfundimin e procedurave, qytetarët turq pritet të lirohen në ditët në vijim, thanë burime diplomatike.

Büşranur Keskinkılıç  | 03.10.2025 - Përdıtësım : 03.10.2025
"Turqia po merr të gjitha masat për të mbrojtur qytetarët e saj në flotiljen 'Sumud' pas sulmit izraelit"

Ankara

ANKARA/STAMBOLL (AA) - Turqia po monitoron nga afër situatën e qytetarëve të saj në bordin e Flotiljes Globale “Sumud”, e cila u sulmua nga Izraeli, dhe po ndërmerr të gjitha hapat e nevojshëm, thanë burime diplomatike të enjten, transmeton Anadolu.

Ndërsa festat fetare në Izrael mund të shkaktojnë disa vonesa në përfundimin e procedurave, qytetarët turq pritet të lirohen në ditët në vijim, thanë burimet.

Po merren të gjitha masat e nevojshme paraprake për të siguruar që qytetarët të mos përballen me probleme ose çështje shëndetësore gjatë këtij procesi, shtuan ata.

- Sulmi i Izraelit ndaj Flotiljes Globale “Sumud”

Flotilja Globale “Sumud”, në rrugën për të thyer bllokadën izraelite dhe për të dërguar ndihmë humanitare në Gaza, iu afrua ujërave të Gazës në mbrëmjen e 1 tetorit.

Ushtria izraelite e sulmoi flotiljen, duke kapur ilegalisht dhjetëra anije dhe duke ndaluar qindra pasagjerë të tyre.

Flotilja Globale “Sumud” është flotilja më e madhe deri më sot që është përpjekur të dërgojë ndihmë humanitare në Gaza.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın