Bota

Turqia i shpreh ngushëllime Kanadasë për të shtënat fatale në shkollë

"Jemi thellësisht të trishtuar nga humbja e jetëve si pasojë e të shtënave që ndodhën dje (10 shkurt) në një shkollë në provincën e Kolumbia Britanike, Kanada", tha Ministria e Jashtme e Turqisë në një deklaratë

Büşra Nur Çakmak  | 11.02.2026 - Përdıtësım : 11.02.2026
Turqia i shpreh ngushëllime Kanadasë për të shtënat fatale në shkollë

Ankara

Turqia i shprehu ngushëllime të mërkurën Kanadasë pasi 10 persona, përfshirë personin e dyshuar të armatosur, u vranë nga të shtënat me armë në qytetin Tumbler Ridge në provincën perëndimore Kolumbia Britanike (British Columbia), transmeton Anadolu.

"Jemi thellësisht të trishtuar nga humbja e jetëve si pasojë e të shtënave që ndodhën dje (10 shkurt) në një shkollë në provincën e Kolumbia Britanike, Kanada", tha Ministria e Jashtme Turke në një deklaratë.

"U shprehim ngushëllimet tona familjeve të atyre që humbën jetën në këtë sulm të urryer dhe popullit të Kanadasë, dhe u urojmë shërim të shpejtë të plagosurve", shtoi ajo.

Më parë, Policia kanadeze tha se nëntë viktima dhe një i dyshuar vdiqën në të shtënat, sipas Institucionit Kanadeze të Transmetimeve (CBC).

Gjashtë persona u gjetën të vdekur brenda Shkollës së Mesme Tumbler Ridge, një person vdiq ndërsa transportohej në spital dhe dy të tjerë u gjetën të vdekur në një banesë në komunitet që besohet të jetë e lidhur me të shtënat, raportoi transmetuesi kanadez.

Policia tha se i dyshuari u gjet i vdekur brenda shkollës nga "një lëndim i vetëshkaktuar".

Sulmi është i dyti më vdekjeprurës me të shtëna në një shkollë në historinë e Kanadasë, pas të shtënave në dhjetor 1989 në Ecole Polytechnique në Montreal që la 14 të vdekur.

Tumbler Ridge, një qytet me rreth 2.400 banorë në Kanadanë perëndimore, ndodhet në rrëzë të Maleve Shkëmbore, afërsisht 680 kilometra nga kufiri me SHBA-në.

Një hetim për incidentin është duke vazhduar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.