Bota

Turqia hedh poshtë pretendimet se Izraeli po shënjestron asetet e Forcave të Armatosura Turke në Siri

Zëdhënësi i Ministrisë turke të Mbrojtjes, Zeki Aktürk, i kërkoi komunitetit ndërkombëtar të veprojë kundër Izraelit, duke paralajmëruar se nëse Izraeli nuk ndalet, sulmet e pamatura, si në Katar, do ta çojnë rajonin në katastrofë.

Serdar Dincel  | 11.09.2025 - Përdıtësım : 12.09.2025
Turqia hedh poshtë pretendimet se Izraeli po shënjestron asetet e Forcave të Armatosura Turke në Siri

Stamboll/Ankara

Pretendimet se Izraeli po shënjestron asetet e Forcave të Armatosura Turke në Siri janë të pabaza dhe nuk pasqyrojnë të vërtetën, thanë të enjten burime të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, transmeton Anadolu.

Ndërkohë, duke folur në një konferencë shtypi javore në Ankara të enjten, zëdhënësi i ministrisë, Zeki Aktürk, i kërkoi komunitetit ndërkombëtar të veprojë kundër Izraelit, duke paralajmëruar se nëse Izraeli nuk ndalet, sulmet e pamatura, si në Katar, do ta çojnë rajonin në katastrofë.

Sulmi i Izraelit në Katar dëshmon se Tel Avivi e ka bërë terrorizmin një politikë shtetërore, ushqehet me konfliktin dhe kundërshton paqen, deklaroi Aktürk.

Turqia qëndron "plotësisht me Katarin kundër këtij sulmi, i cili është një shkelje e hapur e sovranitetit të tij", shtoi ai.

Të martën, ushtria izraelite tha se kreu një "sulm të saktë që shënjestronte udhëheqjen e lartë" të grupit palestinez Hamas në kryeqytetin e Katarit, Doha.

Sulmi ka shkaktuar një valë dënimesh, duke e quajtur sulmin një shkelje të hapur të sovranitetit të Katarit dhe ligjit ndërkombëtar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.