Turqia fajëson Izraelin për konfliktin në Suwayda dhe bën thirrje për një të ardhme gjithëpërfshirëse në Siri
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan kritikoi të mërkurën rolin e Izraelit në konfliktet e fundit në Suwayda të Sirisë, duke theksuar shqetësimet e Turqisë në lidhje me ndërhyrjen e jashtme në punët e Sirisë

Ankara
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan kritikoi të mërkurën rolin e Izraelit në konfliktet e fundit në Suwayda të Sirisë, duke theksuar shqetësimet e Turqisë në lidhje me ndërhyrjen e jashtme në punët e Sirisë, raporton Anadolu.
"Një nga aktorët kryesorë pas kësaj pamjeje të errët (të ngjarjeve të Suwaydas) ka rezultuar të jetë Izraeli", tha Fidan gjatë një konference të përbashkët për media në Ankara me ministrin e Jashtëm sirian Asaad Hassan Al-Shaibani.
Ai theksoi vizionin e Turqisë për një Siri pas konfliktit, duke vënë në dukje se "Siria e re duhet të jetë një Siri, ku të gjithë popujt, besimet dhe kulturat ruhen dhe mund të jetojnë së bashku. Si Turqi, ne po bëjmë sugjerimet tona në këtë drejtim".
"Po shohim zhvillimet ku tashmë e kemi të vështirë t'i tolerojmë. Shohim që anëtarët e organizatës nuk janë larguar nga Siria. Le të mos mendojnë se nuk e kemi parë", tha Fidan.
Lidhur me veprimet e YPG-së në Siri, Fidan deklaroi se "Thirrja ime drejtuar YPG-së është që sa më parë të ndalojë së paraqituri kërcënim për Turqinë dhe rajonin, me terroristët që kanë rekrutuar nga e gjithë bota".
"Nuk kemi asnjë shans që ne të qëndrojmë të qetë në një mjedis ku kërkesat e sigurisë së Turqisë nuk po përmbushen (në Siri)", shtoi ministri Fidan.
Ndërsa ministri i Jashtëm sirian Shaibani në fjalën e tij tha se "Ashtu si në vitet e kaluara, kërcënimet e përsëritura të Izraelit kanë vënë në shënjestër sovranitetin e Sirisë. Po rrezikojnë sigurinë e qytetarëve tanë".
"Druzët janë pjesë e shoqërisë siriane dhe nuk ka qëllim për përjashtimin e tyre në asnjë mënyrë, kjo është ajo që pretendon Izraeli", shtoi ministri sirian, Shaibani.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.