Bota

Turqia ekspozon avionin luftarak kombëtar në "Paris Air Show"

"Në Paris kemi prezantuar për herë të parë avionin kombëtar luftarak. Ky do të jetë avioni më i mirë luftarak i Evropës", tha drejtori i përgjithshëm i TUSAŞ, Temel Kotil

Yusuf Özcan  | 17.06.2019 - Përdıtësım : 18.06.2019
Turqia ekspozon avionin luftarak kombëtar në "Paris Air Show" ( Mustafa Yalçın - Anadolu Agency )

Paris

Kompania e Industrisë dhe Hapësirës Ajrore Turke (TUSAŞ) ekspozoi për herë të parë modelin e njëjtë të avionit kombëtar luftarak në Panairin e Aviacionit të Parisit (Paris Air Show), raporton Anadolu Agency (AA).

Në Panairin "Paris Air Show" i cili këtë vit mbahet për herë të 53-të dhe që është një nga panairet më të mëdha të aviacionit dhe hapësirës në botë, nga TUSAŞ i cili është kontraktori kryesor u prezantua modeli i avionit kombëtar luftarak i cili zhvillohet për të përmbushur nevojat e Forcave të Armatosura të Turqisë.

Drejtori i përgjithshëm i TUSAŞ, Temel Kotil, në një deklaratë për AA tha se "Në Paris kemi prezantuar për herë të parë avionin kombëtar luftarak. Ky do të jetë avioni më i mirë luftarak i Evropës. Fluturimi i parë i avionit do të realizohet në vitin 2025. Ky avion është një avion i gjeneratës së pestë dhe është një avion në cilësinë e një F-35".

Përfaqësuesit e sektorit të aviacionit dhe anëtarët e mediave treguan interes të madh në aktivitetin e hapjes ku u prezantua projekti i avionit kombëtar luftarak. 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.