Bota

Turqia e quan "akt terrorist" sulmin e Izraelit ndaj flotiljes për në Gaza

Sulmi izraelit ndaj flotiljes tregon se "politikat fashiste dhe militariste të qeverisë gjenocidale të Netanyahut" shtrihen përtej palestinezëve, duke synuar të gjithë që kundërshtojnë shtypjen e imponuar nga Izraeli.

Esra Tekin  | 01.10.2025 - Përdıtësım : 01.10.2025
Turqia e quan "akt terrorist" sulmin e Izraelit ndaj flotiljes për në Gaza

Stamboll

Turqia kritikoi ashpër ndërprerjen e Flotiljes Globale “Sumud” nga Izraeli në rrugë për të dërguar ndihma në Gaza, duke e quajtur atë “akt terrorist” që rrezikon jetën e civilëve të pafajshëm, transmeton Anadolu.

“Ky sulm, i cili shënjestroi civilët që vepronin në mënyrë paqësore pa iu drejtuar dhunës, është provë se politikat fashiste dhe militariste të zbatuara nga qeveria gjenocidale e Netanyahut, e cila e ka dënuar Gazën me uri, nuk kufizohen vetëm te palestinezët, por shënjestrojnë të gjithë që luftojnë kundër shtypjes së imponuar nga Izraeli”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme.

“Po ndërmerren të gjitha hapat e nevojshëm për të siguruar lirimin e menjëhershëm të qytetarëve tanë dhe pasagjerëve të tjerë të ndaluar nga forcat izraelite”, shtoi ajo.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın