Bota

Turqia dënon sulmet e vazhdueshme të Izraelit ndaj palestinezëve në Al-Aksa

Ministria turke përsëriti thirrjen për administratën izraelite që të marrë masat e nevojshme për të ndaluar sulmet e grupeve raciste hebreje dhe të forcave të sigurisë në xhaminë Al-Aksa

Seda Sevencan, Dilara Hamit  | 10.05.2021 - Përdıtësım : 10.05.2021
Turqia dënon sulmet e vazhdueshme të Izraelit ndaj palestinezëve në Al-Aksa

Stamboll

Turqia ka dënuar sulmet e vazhdueshme të Izraelit ndaj palestinezëve në xhaminë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Ne dënojmë operacionet në vazhdim nga forcat izraelite të sigurisë me përdorimin e shok-bombave dhe të forcës kundër civilëve palestinezë që kryejnë lutje në xhaminë Al-Aksa, si dhe të shkeljes së shenjtërisë së Harami Al-Sharif, pavarësisht thirrjeve nga komuniteti ndërkombëtar. Ne presim që këto sulme të ndalen sa më parë", tha Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë.

Ministria turke po ashtu përsëriti thirrjen për administratën izraelite që të marrë masat e nevojshme për të ndaluar sulmet e grupeve raciste hebreje dhe të forcave të sigurisë në xhaminë Al-Aksa, si dhe të parandalojnë hyrjen e grupeve raciste në Harami Al-Sharif.

Ministria tha se ngjarjet e trishtueshme që vazhduan gjatë gjithë muajit të Ramazanit edhe njëherë kanë demonstruar rëndësinë e mbrojtjes ndërkombëtare të civilëve palestinezë në kuadër të kornizës së vendimeve të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik dhe Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, që u miratuan nën udhëheqjen e Turqisë në vitin 2018.

"Mënyra e vetme për të parandaluar incidente të tilla në territoret e pushtuara është ta llogarisim Izraelin përgjegjës për veprimet e tij në forumet ndërkombëtare", tha deklarata.

Më herët, ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavuşoğlu, realizoi biseda të ndara përmes telefonit me homologun e tij iranian, algjerian, pakistanez dhe atë rus mbi zhvillimet e fundit në territoret e pushtuara palestineze.

Sipas Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze, të paktën 305 persona u plagosën sot kur policia izraelite bastisi xhaminë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar dhe sulmoi palestinezët që bënin rojë për të parandaluar sulmet e mundshme nga hebrenjtë ekstremistë.

Që nga java e kaluar tensionet në lagjen Sheikh Jarrah janë rritur pasi kolonët izraelit hynë në lagje pas vendimit të një gjykate izraelite e cila urdhëroi dëbimin e familjeve palestineze.

Palestinezët që protestojnë në solidaritet me banorët e lagjes Sheikh Jarrah janë vënë në shënjestër të forcave izraelite.

Izraeli pushtoi Kudsin Lindor gjatë luftës arabo-izraelite në vitin 1967 dhe aneksoi gjithë qytetin në vitin 1980, një veprim që kurrë nuk është njohur nga komuniteti ndërkombëtar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın