Bota

Turqia dënon rritjen e terrorizmit të kolonëve izraelitë në Bregun Perëndimor

Ankaraja tha se ndalimi i menjëhershëm si i praktikave të aneksimit, ashtu edhe i terrorizmit të kolonëve, është “një kërkesë themelore si sipas të drejtës ndërkombëtare, ashtu edhe për stabilitetin e rajonit”.

Seda Sevencan  | 21.03.2026 - Përdıtësım : 21.03.2026
Turqia dënon rritjen e terrorizmit të kolonëve izraelitë në Bregun Perëndimor

Stamboll

Turqia dënoi të shtunën përshkallëzimin e terrorizmit të kolonëve dhe ndërtimin e vendbanimeve të paligjshme në Bregun Perëndimor, transmeton Anadolu.

“Ne dënojmë terrorizmin e kolonëve dhe aktivitetet e vendbanimeve kolone në Bregun Perëndimor, të cilat janë intensifikuar edhe më tej kohët e fundit, si dhe presionin e ushtruar nga forcat e sigurisë të Izraelit ndaj palestinezëve”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë.

Ministria theksoi se praktikat e aneksimit të Izraelit synojnë të dobësojnë gjasat për një zgjidhje me dy shtete, të cilën Turqia e konsideron çelës për paqe të qëndrueshme në rajon, dhe se terrorizmi i kolonëve po shënjestron të drejtat themelore të palestinezëve, “veçanërisht të drejtën për jetën”.

Ajo shtoi se ndalimi i menjëhershëm si i praktikave të aneksimit, ashtu edhe i terrorizmit të kolonëve, është “një kërkesë themelore si sipas të drejtës ndërkombëtare, ashtu edhe për stabilitetin e rajonit”.

Komuniteti ndërkombëtar dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara e konsiderojnë Bregun Perëndimor, përfshirë Kudsin Lindor, territor palestinez të pushtuar dhe i shohin vendbanimet kolone izraelite atje si të paligjshme sipas së drejtës ndërkombëtare.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın