Bota

Turqia dënon ndërhyrjen ushtarake izraelite në Sirinë jugore, bën thirrje për ndalimin e menjëhershme të sulmeve

Ministria theksoi se ruajtja e stabilitetit dhe sigurisë në Siri i sjell dobi kryesisht popullit sirian, së bashku me vendet fqinje dhe rajonin më të gjerë

Esra Tekin  | 15.07.2025 - Përdıtësım : 15.07.2025
Turqia dënon ndërhyrjen ushtarake izraelite në Sirinë jugore, bën thirrje për ndalimin e menjëhershme të sulmeve

Stamboll

Turqia ka dënuar ndërhyrjen ushtarake të Izraelit në zhvillimet e fundit në Sirinë jugore, duke kërkuar që sulmet të ndalen urgjentisht, transmeton Anadolu.

“Ne dënojmë përdorimin e forcës ushtarake nga Izraeli për të ndërhyrë në zhvillimet e fundit në jug të Sirisë dhe theksojmë se këto sulme duhet të ndalen menjëherë”, tha Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë.

Ministria theksoi se ruajtja e stabilitetit dhe sigurisë në Siri i sjell dobi kryesisht popullit sirian, së bashku me vendet fqinje dhe rajonin më të gjerë.

"Prandaj, hapat e ndërmarra nga qeveria siriane për të vendosur sigurinë në të gjithë vendin dhe për të forcuar praninë e saj duhet të mbështeten", shtoi ajo.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın