Bota

Turqia do të transportojë qytetarë të 12 vendeve të tjera nga Flotilja Globale Sumud e sekuestruar nga Izraeli

Avioni i Turkish Airlines pritet të përfshijë qytetarë të SHBA-së, Emirateve të Bashkuara Arabe, Algjerisë, Marokut, Italisë, Kuvajtit, Libisë, Malajzisë, Mauritanisë, Zvicrës, Tunizisë dhe Jordanisë

Büşranur Keskinkılıç  | 04.10.2025 - Përdıtësım : 04.10.2025
Turqia do të transportojë qytetarë të 12 vendeve të tjera nga Flotilja Globale Sumud e sekuestruar nga Izraeli

Ankara

ANKARA/STAMBOLL (AA) - Qytetarë të 12 vendeve të tjera do të jenë në të njëjtin aeroplan që do të kthejë qytetarët turq që ishin në anijet e Flotiljes Globale Sumud, të cilat u sekuestruan nga Izraeli në ujërat ndërkombëtare, transmeton Anadolu.

Avioni i Turkish Airlines pritet të përfshijë qytetarë të SHBA-së, Emirateve të Bashkuara Arabe, Algjerisë, Marokut, Italisë, Kuvajtit, Libisë, Malajzisë, Mauritanisë, Zvicrës, Tunizisë dhe Jordanisë, thanë burime diplomatike turke.

- Sulmi i Izraelit ndaj Flotiljes Globale Sumud

Flotilja Globale Sumud, në rrugën për të thyer bllokadën izraelite dhe për të dërguar ndihmë humanitare në Gaza, iu afrua ujërave të Gazës në mbrëmjen e 1 tetorit.

Ushtria izraelite sulmoi flotiljen, duke sekuestruar ilegalisht dhjetëra anije dhe barka dhe duke ndaluar qindra pasagjerë të tyre.

Kjo ishte flotilja më e madhe që është nisur ndonjëherë kolektivisht për të dërguar ndihmë humanitare në Gaza.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın