Turqia do të jetë mikpritëse e COP31 pas marrëveshjes me Australinë
Turqia do të jetë mikpritëse e samitit klimatik COP31 vitin e ardhshëm në qytetin bregdetar të Antalyas, pasi kryeministri australian Albanese njoftoi tërheqjen e kandidaturës së Kanberras
Istanbul
Turqia do të jetë mikpritëse e samitit klimatik COP31 vitin e ardhshëm në qytetin bregdetar të Antalyas, pasi kryeministri australian Anthony Albanese njoftoi tërheqjen e kandidaturës së Kanberras, transmeton Anadolu.
"Është rënë dakord që (ministri i Ndryshimeve Klimatike) Chris Bowen, Australia, të jetë president i COP-it për negociimet. Konferenca dhe presidenca e COP-it do t'i kalojnë Turqisë dhe do të ketë takim para-COP-it, me fokus të veçantë tek financimi klimatik në Paqësor, te Qendra së Qëndrueshmërisë së Paqësorit, në prag të COP-it të vitit tjetër që do të mbahet në Paqësor", tha Albanese për transmetuesin publik australian ABC Radio Perth.
Ai e cilësoi marrëveshjen si "një fitore të madhe si për Australinë, ashtu edhe për Turqinë".
"Rregullat e konferencave për klimën kërkojnë që ato duhet të bëhen me konsensus. Po të mos kishte konsensus, atëherë samiti do të ishte zhvilluar në Bon të Gjermanisë", deklaroi Albanese.
