Bota

Turqia dhe Rusia realizojnë patrullimin e 12-të të përbashkët tokësor në Idlib

"Në kuadrin e marrëveshjes mes Turqisë dhe Federatës Ruse, në autostradën M4 në Idlib me pjesëmarrjen e elementeve tokësore dhe ajrore u zhvillua patrullimi i dymbëdhjetë i përbashkët tokësor turko-rus"

Buket Güven  | 20.05.2020 - Përdıtësım : 20.05.2020
Turqia dhe Rusia realizojnë patrullimin e 12-të të përbashkët tokësor në Idlib

Ankara

Forcat turke dhe ruse realizuan patrullimin e dymbëdhjetë të përbashkët tokësor në autostradën M4 në Idlib të Sirisë, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga llogaria në Twitter e ministrisë thuhet se "Në kuadrin e marrëveshjes mes Turqisë dhe Federatës Ruse, në autostradën M4 në Idlib me pjesëmarrjen e elementeve tokësore dhe ajrore u zhvillua patrullimi i dymbëdhjetë i përbashkët tokësor turko-rus".

Turqia dhe Rusia ranë dakord për një protokoll i cili kërkon nga palët të "ndalojnë të gjitha veprimet ushtarake përgjatë vijës së kontaktit në zonën e deeskalimit të Idlib duke filluar nga 6 marsi i vitit 2020".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.