Bota

Turqia dhe Egjipti dakord për një qasje të përbashkët ndaj krizave rajonale, dënojnë planin e pushtimit të Gazës

Ministrat e jashtëm të dy vendeve konfirmuan “angazhimin e tyre për të bashkuar përpjekjet dhe për të përdorur të gjitha mjetet e disponueshme për t’u përballur me planin e pushtimit izraelit dhe pasojat e tij”.

Ikrame Imane Kouachi  | 09.08.2025 - Përdıtësım : 10.08.2025
Turqia dhe Egjipti dakord për një qasje të përbashkët ndaj krizave rajonale, dënojnë planin e pushtimit të Gazës

Ankara

Ministri i Jashtëm egjiptian, Badr Abdelatty, njoftoi një se vendi i tij dhe Turqia janë dakord mbi mënyrat për të trajtuar krizat e vazhdueshme që prekin rajonin, pas një takimi me ministrin e Jashtëm turk, Hakan Fidan, në El Alamein të Egjiptit, raporton Anadolu.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp, Abdelatty e përshkroi fazën aktuale të marrëdhënieve Egjipt-Turqi si një “moment të rëndësishëm të harmonizimit strategjik”.

Ai theksoi “dënimin e përbashkët të vendimit të Izraelit për të pushtuar Gazën”.

Ministrat konfirmuan “angazhimin e tyre për të bashkuar përpjekjet dhe për të përdorur të gjitha mjetet e disponueshme për t’u përballur me planin e pushtimit izraelit dhe pasojat e tij”, tha kryediplomati egjiptian.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın