Bota

Turqia dhe Arabia Saudite nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi në fushën e ushqimit hallall

Marrëveshje ka si qëllim për t'u mundësuar palëve të ndajnë përvojat dhe informacionet në lidhje me produktet hallall, për të inkurajuar vizita, programe dhe punëtori të ndërsjella

Gökhan Ergöçün  | 26.11.2025 - Përdıtësım : 26.11.2025
Turqia dhe Arabia Saudite nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi në fushën e ushqimit hallall

Stamboll

Një memorandum mirëkuptimi (MoU) midis Agjencisë së Akreditimit Hallall të Turqisë (HAK) dhe Autoritetit Saudit të Ushqimit dhe Barnave (SFDA) për bashkëpunim në fushën e ushqimit hallall u nënshkrua të mërkurën në Samitin Botëror të Hallallit, transmeton Anadolu.

Samiti Botëror i Hallallit dhe Ekspozita Hallall filluan njëkohësisht të mërkurën në Stamboll, duke bashkuar pjesëmarrësit e sektorit nën temën kryesore "Forcimi i Industrisë Hallall nëpërmjet Inovacionit dhe Ekselencës".

Edicioni i 11-të i Samitit dhe Ekspozitës Botëror të Hallallit zhvillohet nga 26 deri më 29 nëntor, nën kujdesin e Presidencës së Turqisë, me Organizatën e Bashkëpunimit Islam (OIC) dhe disa institucione, përfshirë Ministrinë Turke të Tregtisë dhe Agjencinë e Akreditimit Hallall. Agjencia Anadolu është partneri global i komunikimit të eventit.

Marrëveshja mbulon tema të tilla si ndarja e përvojave në produktet hallall, inkurajimi i vizitave dhe takimeve të ndërsjella, organizimi i programeve, kurseve të trajnimit, seminareve dhe punëtorive, si dhe ndarja e informacionit mbi pjesëmarrjen në konferenca, forume dhe ngjarje ndërkombëtare.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın