Bota

Turqia dënon sulmet me raketa në kryeqytetin saudit

"Ne dënojmë me forcë këto sulme, të cilat kanë shënjestruar vendbanimet civile dhe duket se janë neutralizuar nga sistemet e mbrojtjes ajrore saudite", theksoi ministria turke

Dilara Hamit   | 26.01.2021
Turqia dënon sulmet me raketa në kryeqytetin saudit Foto: AA/Arhiv

Ankara

Turqia ka dënuar sulmet me raketa që shënjestruan kryeqytetin Riad të Arabisë Saudite, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Është njoftuar se Riadi, kryeqyteti i Arabisë Saudite, ka qenë shënjestër i sulmeve me raketa për herë të dytë në tre ditët e fundit", tha në një deklaratë Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë.

"Ne dënojmë me forcë këto sulme, të cilat kanë shënjestruar vendbanimet civile dhe duket se janë neutralizuar nga sistemet e mbrojtjes ajrore saudite", theksoi ministria turke.

Më tej, në njoftim përcillen ngushëllime për "popullin vëllazëror" të Arabisë Saudite.

Sipas mediave saudite, një shpërthim sot goditi Riadin. Në mediat sociale u shpërndanë imazhe të një rakete balistike që ishte neutralizuar në ajër. Asnjë deklaratë zyrtare ende nuk është bërë zyrtare mbi këtë çështje.

Të shtunën, koalicioni i udhëhequr saudit në Jemenin fqinj tha se rrëzoi një shënjestër ajrore të lëshuar drejt Riadit. Koalicioni nuk dha detaje të mëtejshme, por media saudite tha se shënjestra ishte një raketë e lëshuar nga rebelët Houthi në Jemen.

Nuk pati asnjë koment nga grupet Houthi mbi raportin në fjalë.

Rebelët e lidhur me Iranin vazhdimisht kanë kryer sulme me raketa dhe dronë në territoret saudite në përgjigje të asaj që ata e quajnë sulme të udhëhequra saudite ndaj Jemenit.

Jemeni është përfshirë nga dhuna dhe kaosi që nga viti 2014, kur rebelët Houthi pushtuan pjesën më të madhe të vendit, përfshirë kryeqytetin Sanaa. Kriza u përshkallëzua në vitin 2015 kur koalicioni i udhëhequr saudit nisi një fushatë ajrore shkatërruese që synonte rikthimin e fitimeve territoriale nga rebelët Houthi.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın