Bota

Turqi, Arslan dënohet me 10 vjet burg për lidhje me FETO-n

Ish kreu i Unionit të prokurorëve dhe gjyqtarëve (YARSAV), Murat Arslan, është dënuar me 10 vjet heqje lirie për akuzën "anëtarësim në organizatë të armatosur terroriste"

Tanju Özkaya, Bilal Acar  | 19.01.2019 - Përdıtësım : 19.01.2019
Turqi, Arslan dënohet me 10 vjet burg për lidhje me FETO-n

Ankara

ANKARA (AA) - Ish kreu i Unionit të prokurorëve dhe gjyqtarëve (YARSAV), Murat Arslan, institucion i cili tani është i mbyllur, në çështjen për të cilën gjykohej me akuzën për anëtarësim në organizatën terroriste FETO, është dënuar nga gjykata me 10 vite burg, transmeton Anadolu Agency (AA).

Seanca e gjykimit për këtë çështje ku ishte i akuzuar Arslan është zhvilluar në Gjykatën Penale të Ankarasë.

Gjykata vendosi dënimin me 10 vjet heqje lirie për akuzën "anëtarësim në organizatë të armatosur terroriste", si dhe për vazhdimin e paraburgimit për Arslan, i cili deri më tani ishte në paraburgim.

Gjithashtu bëhet e ditur se para vendimit avokatët kanë kërkuar përjashtimin e trupit gjykues, gjë e cila është refuzuar nga gjykata me arsyetimin se kjo "është për të zgjatur gjykimin".

Pas përcaktimit se gjykata do të vazhdojë gjykimin, avokatja mbrojtëse ka dhënë dorëheqjen nga mbrojtja e Arslan, i cili është pyetur për një avokat të ri pasi edhe më parë në gjykim ai është përfaqësuar nga shumë avokatë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın