Bota

Turqi, aeroplani i parë i Turkish Airlines ateron në destinacionin e ri, Dallas

Kompania kombëtare ajrore e Turqisë ka shtuar në 11 numrin e destinacioneve në SHBA

Övünç Kutlu  | 25.09.2021 - Përdıtësım : 27.09.2021
Turqi, aeroplani i parë i Turkish Airlines ateron në destinacionin e ri, Dallas

Ankara

Avioni i parë i kompanisë ajrore turke Turkish Airlines i linjës direkte për në Dallas të Teksasit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), ateroi në qytetin amerikan, njoftoi sot Turkish Airlines, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftim thuhet se kjo kompani ajrore vazhdon të përmirësojë rrjetin e saj të fluturimeve duke shtuar destinacionet amerikane, nga të cilat, pas fillimit të fluturimeve në Dallas, gjithsej u bënë 11 destinacione.

Turkish Airlines aktualisht ka katër fluturime në javë në Aeroportin Ndërkombëtar të Dallasit (DFW), të hënën, të mërkurën, të premten dhe të dielën, me avionët e gjeneratës së re Boeing 787-9 Dreamliner.

Dallas, zona e katërt metropolitane më e madhe në Shtetet e Bashkuara, u bë një qendër e rëndësishme industriale, kulturore dhe tregtare në jug të vendit me zbulimin e naftës në vitet 1930.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın