Bota

Türkiye në GJND: Komuniteti ndërkombëtar "dështoi rëndë" në ndalimin e agresionit izraelit

“Kur nuk zbatohet ligj për të ndaluar Izraelin, ka kaos, anarki dhe vrasje masive që përbëjnë gjenocid në Gaza”, tha zëvendësministri i Jashtëm turk Nuh Yılmaz

Beyza Binnur Dönmez  | 30.04.2025 - Përdıtësım : 30.04.2025
Türkiye në GJND: Komuniteti ndërkombëtar "dështoi rëndë" në ndalimin e agresionit izraelit

Gjenevë

Türkiye akuzoi sot Izraelin për përdorimin e urisë si armë kundër civilëve në Gaza gjatë seancave dëgjimore në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) dhe tha se bashkësia ndërkombëtare ka “dështuar rëndë” për të parandaluar shkatërrimin e gjerë dhe humbjen e jetëve, raporton Anadolu.

“Bashkësia ndërkombëtare ka dështuar rëndë për të ndaluar agresionin izraelit dhe humbjen e dhjetëra mijëra jetëve të pafajshme në Gaza, kryesisht gra dhe fëmijë”, tha Nuh Yılmaz, zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Türkiyes.

Yılmaz tha se arsyeja për paraqitjen e Türkiyes para gjykatës është “shkelja e vazhdueshme e detyrimeve të saj ndërkombëtare nga Izraeli”, duke shtuar se një luftë “në shkallë të paparë” po zhvillohet kundër civilëve në Gaza, duke u përhapur në Bregun Perëndimor dhe vendet fqinje.

Ai akuzoi Izraelin për përdorimin e “urisë si armë” dhe të “ndëshkimit kolektiv”, pasi Tel Avivi ka mbyllur kalimet e Gazës, duke bllokuar furnizimet thelbësore nga hyrja në enklavë që nga 2 marsi.

“Kur nuk zbatohet ligj për të ndaluar Izraelin, ka kaos, anarki dhe vrasje masive që përbëjnë gjenocid në Gaza”, tha Yılmaz.

Türkiye gjithashtu dënoi sulmet e Izraelit ndaj agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) dhe ndalimin ndaj operacioneve të agjencisë, duke i përshkruar ato si një shkelje të masave të përkohshme të gjykatës dhe një akt të mundshëm shkatërrimi kundër palestinezëve si një grup i mbrojtur.

Duke përmendur vrasjen e aktivistes humanitare turko-amerikane Ayşenur Ezgi Eygi gjatë protestave paqësore në Bregun Perëndimor, Yılmaz tha se rreziqet për punonjësit e ndihmës mbeten të mëdha.

“Türkiye me respekt i kërkon GJND-së të lëshojë një mendim këshillimor”, tha ai, “që riafirmon detyrimet e Izraelit sipas ligjit ndërkombëtar dhe hap rrugën për drejtësi, paqe dhe siguri si për palestinezët, ashtu edhe për izraelitët”.

Ushtria izraelite i rifilloi sulmiet ndaj Gazës më 18 mars, duke thyer një marrëveshje armëpushimi dhe shkëmbimi të të burgosurve me grupin palestinez të rezistencës Hamas që hyri në fuqi në janar.

Gati 52.400 palestinezë janë vrarë në Gaza nga sulmet brutale izraelit që nga tetori i vitit 2023, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın