Bota

Türkiye, niset "Anija e 14-të e Mirësisë" me ndihma humanitare për Gazën

Ministri i Brendshëm i Türkiyes, Ali Yerlikaya njoftoi se "Anija e 14-të e Mirësisë" me 871 tonë ndihma humanitare u nis nga Mersini për në Gaza

Hüseyin Cem Dağıstanlı  | 28.01.2025 - Përdıtësım : 29.01.2025
Türkiye, niset "Anija e 14-të e Mirësisë" me ndihma humanitare për Gazën

Ankara

Ministri i Brendshëm i Türkiyes, Ali Yerlikaya njoftoi se "Anija e 14-të e Mirësisë" me 871 tonë ndihma humanitare u nis nga Mersini për në Gaza, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga llogaria e tij në rrjetet sociale, Yerlikaya dha informacionin e mëposhtëm:

"Anija jonë e 14-të e ndihmave humanitare do të dërgojë 871 tonë ndihma humanitare në Gaza, përfshirë 10.460 tenda, 14.350 batanije, 20 kabina tualeti/dushi dhe 300 gjeneratorë. Ashtu si më parë edhe sot, ne do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë të shtypurve dhe viktimave, do të vazhdojmë të shtrijmë dorën e ndihmës së kombit tonë të dashur për ata në nevojë. Ne jemi pranë vëllezërve tanë palestinezë".



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın