Bota

Türkiye: Izraeli dhe Irani të shmangin hapat që mund të shkaktojnë konflikt më të madh

"Ftojmë të gjitha palët të shmangen nga hapat që mund të shkaktojnë konflikt më të madh", thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme turke

Muhammet Tarhan  | 19.04.2024 - Përdıtësım : 22.04.2024
Türkiye: Izraeli dhe Irani të shmangin hapat që mund të shkaktojnë konflikt më të madh

Istanbul

Ministria e Jashtme e Türkiye-s, deklaroi se zhvillimet e fundit në lidhje me pretendimet se Izraeli ka kryer sulm në territorin e Iranit kanë rrezik të shndërrohen në konflikt të përhershëm dhe u bëri thirrje palëve të shmangen nga hapat që mund të shkaktojnë një konflikt më të madh, transmeton Anadolu.

"Tensionet të cilat filluan me sulmin e Izraelit ndaj Ambasadës iraniane në Damask, ka rrezik të shndërrohen në një konflikt të përhershëm pas zhvillimeve të fundit. Po ndjekim nga afër ngjarjet. Ftojmë të gjitha palët të shmangen nga hapat që mund të shkaktojnë konflikt më të madh", thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme turke.

Në deklaratë thuhet se "Prioritet i komunitetit ndërkombëtar duhet të jetë ndalimi i masakrës në Gaza dhe sigurimi i paqes së përhershme në rajonin tonë me krijimin e shtetit të Palestinës".

- Pretendimet se Izraeli sulmoi Iranin dhe Sirinë

Mediat iraniane raportuan për shpërthimin që u dëgjua në verilindje të rajonit Isfahan ku ndodhet baza e Forcave Ajrore të Iranit. Media amerikane në lajmet e tyre të bazuara në zyrtarë amerikanë njoftuan se Izraeli ka kryer sulm në territorin e Iranit.

Agjencia siriane e lajmeve SANA në lajmin e saj të bazuar në burim ushtarak, pretendoi se Izraeli ka kryer sulm me raketa ndaj disa pikave në kufijtë jugorë të vendit ku ndodhen sistemet e mbrojtjes ajrore të ushtrisë së regjimit të Bashar al-Asadit.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın