Türkiye, ardhja e pranverës në Sakarya ofron atmosferë paqësore për adhuruesit e natyrës
Natyra e shfaqur me lulëzimin e margaritave, zymbylëve, tulipanëve dhe rododendroneve të purpurta (komar) ofron përvojë unike për vizitorët që duan të ecin të shoqëruar nga tingujt e shpendëve

Sakarya
Margarita, zymbyli, tulipani dhe lulet e pyllit të purpurt që kanë lulëzuar në pranverë në malin Çam (Çam Dağı-Malin e Pishave) në një lartësi prej 900 metrash midis qytezave Kocaali dhe Hendek në qytetin Sakarya në Türkiye, ofrojnë atmosferë paqësore për adhuruesit e natyrës, raporton Anadolu.
I vendosur në rrugën e natyrës dhe kulturës, rajoni ofron atmosferë paqësore për adhuruesit e natyrës me strukturën e tij të rrethuar nga bredhi, pisha, akacie dhe gështenja, në të cilin janë të pranishëm mijëra nuanca të gjelbërimit me ardhjen e pranverës.
Natyra e shfaqur me lulëzimin e margaritave, zymbylëve, tulipanëve dhe rododendroneve të purpurta (komar) ofron përvojë unike për vizitorët që duan të ecin të shoqëruar nga tingujt e shpendëve.
Vizitorët e rajonit i cili me ardhjen e pranverës është kthyer në qendër atraksioni për fotografët, shëtitësit e natyrës dhe kampistët, kanë mundësinë të shëtisin mes "fushave të luleve", të thithin ajër të pastër dhe të dëshmojnë rizgjimin e natyrës.
Në malin Çam që është një nga qendrat e prodhimit të mjaltit të gështenjës të regjistruar me tregues gjeografik, vazhdojnë aktivitetet e bletarisë të cilat nisin me lulëzimin e gështenjave në pranverë.
Peizazhet pranverore në rajon u filmuan edhe nga ajri.