Bota

Rritet në 66 numri i viktimave nga zjarri në hotelin në Türkiye

Autoritetet evakuuan rreth 230 të ftuar nga hoteli ndërsa përpjekjet për shuarjen e zjarrit vazhduan

Hüseyin Cem Dağıstanlı  | 21.01.2025 - Përdıtësım : 21.01.2025
Rritet në 66 numri i viktimave nga zjarri në hotelin në Türkiye Foto: Mehmet Emin Gürbüz / AA

Ankara

Ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya, njoftoi se është rritur në 66 numri i viktimave nga zjarri që shpërtheu në një hotel në lokacionin turistik dimëror Kartalkaya, ndërsa 51 të tjerë kanë mbetur të plagosur, raporton Anadolu.

Nga 51 personat e plagosur, njëri është në gjendje kritike dhe aktualisht po trajtohet në repartin e kujdesit intensiv, konfirmoi ministri i Shëndetësisë, Kemal Memişoğlu, duke deklaruar se 17 persona janë liruar nga spitali pasi kanë marrë ndihmën mjekësore.

Një zjarr shpërtheu herët këtë mëngjes në një hotel në lokacionin turistik dimëror Kartalkaya në qytetin turk Bolu, duke bërë që ekipe të shumta emergjente nga qytetet fqinje, duke përfshirë zjarrfikësit, njësitë e reagimit ndaj fatkeqësive dhe ekipet mjekësore të mbështetura nga helikopterët, të dërgohen në vendngjarje.

Autoritetet evakuuan rreth 230 të ftuar nga hoteli ndërsa përpjekjet për shuarjen e zjarrit vazhduan.

Një hetim ka nisur për shkakun e zjarrit.

Kartalkaya në provincën Bolu është një nga destinacionet më të rëndësishme turistike dimërore në Türkiye dhe tërheq mijëra vizitorë gjatë sezonit të skijimit.

Resorti ndodhet rreth 295 kilometra në lindje të Istanbulit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.