Bota, Kulturë

Turistët në Malavi kanë mundësinë të notojnë nën shoqërimin e peshqve shumëngjyrësh

- Banorët vendas që jetojnë në fshatrat përreth liqenit në Parkun Kombëtar të Liqenit Malavi në rajonin Mangoçi i çojnë turistët në ture me varkë në liqen.

Zafer Göder  | 12.06.2025 - Përdıtësım : 13.06.2025
Turistët në Malavi kanë mundësinë të notojnë nën shoqërimin e peshqve shumëngjyrësh

Mangochi

Turistët që vizitojnë Malavin kanë mundësinë të notojnë nën shoqërimin e peshqve ciklidë që zbukurojnë akuariumet, raporton Anadolu.

Banorët vendas që jetojnë në fshatrat përreth liqenit në Parkun Kombëtar të Liqenit Malavi në rajonin Mangoçi i çojnë turistët në ture me varkë në liqen.

Turistët që kanë mundësinë të shëtisin nëpër ishujt e Liqenit Malavi në ture të organizuara me një tarifë prej 35 dollarësh për person, ushqejnë gjithashtu edhe shqiponjat që jetojnë në ishullin Tumbi.

Peshqit ciklidë të cilët janë unikë për Liqenin Malavi dhe dekorojnë akuariume, vizitorët i shohin gjithashtu këto peshq edhe në habitatin e tyre natyror ndërsa kanë mundësinë të ushqejnë peshqit shumëngjyrësh dhe të notojnë me ta.

Ismad Ksambe, i cili drejton një biznes turistik me familjen e tij, tha për Anadolu se ata punojnë për të siguruar që turistët që vizitojnë ishullin e tyre ta shfrytëzojnë sa më shumë kohën e tyre.

Ai thotë se filloi të punonte me familjen e tij pasi mbaroi shkollën. "Kur turistët vijnë në ishullin tonë, ne i mirëpresim ata në mënyrën më të mirë të mundshme. Ndërsa u tregojmë rajonin, ata kanë mundësinë të kapin peshk dhe të shohin një shumëllojshmëri peshqish", tregon Ksambe.

Më tej ai shton se shqiponjat që jetojnë në një ishull në liqen janë gjithashtu një nga simbolet e Malavit.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın