Bota

Turbulencat e forta detyrojnë ulje emergjente të avionit të "Delta Air Lines", 25 të shtruar në spital

- Fluturimi nga Salt Lake City për në Amsterdam ka përjetuar turbulenca të forta dhe është detyruar të ulet në aeroportin e Minneapolisit, njoftoi linja ajrore.

Zehra Nur Çelik  | 31.07.2025 - Përdıtësım : 01.08.2025
Turbulencat e forta detyrojnë ulje emergjente të avionit të "Delta Air Lines", 25 të shtruar në spital

Ankara

ANKARA (AA) – Një avion pasagjerësh i "Delta Air Lines" që po udhëtonte nga Salt Lake City, Utah, për në Amsterdam u detyrua të bënte ulje emergjente në Minneapolis pasi u përball me turbulenca të forta, raportuan mediat amerikane, transmeton Anadolu.

Avioni me numër fluturimi "DL56" u ul në mënyrë të sigurt në Aeroportin Ndërkombëtar Minneapolis-Saint Paul të mërkurën në mbrëmje, ku ekipet mjekësore po prisnin për të vlerësuar pasagjerët dhe ekuipazhin, citoi NBC News linjën ajrore.

Rreth 25 persona janë dërguar në spitalet në afërsi për kujdes të mëtejshëm mjekësor, tha Delta në një deklaratë.

Linja ajrore nuk specifikoi numrin e përgjithshëm të personave në bordin e fluturimit, i cili u operua duke përdorur avion "Airbus A330-900", por ky model mund të mbajë deri në 465 pasagjerë, tha NBC.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın