Bota

Tubim në Birmingham, kërkohet ndalimi i Izraelit nga futbolli përpara ndeshjes Aston Villa-Maccabi

Gjashtë protestues u arrestuan gjatë tubimit, që u mbajt përpara ndeshjes midis klubeve Aston Villa dhe Maccabi Tel Aviv në kuadër të UEFA Ligës së Evropës

Abdulbesar Ademi  | 07.11.2025 - Përdıtësım : 07.11.2025
Tubim në Birmingham, kërkohet ndalimi i Izraelit nga futbolli përpara ndeshjes Aston Villa-Maccabi Foto: Loannis Alexopoulos / AA

Shkup

Mijëra demonstrues u mblodhën jashtë stadiumit Villa Park në Birmingham, duke kërkuar përjashtimin e Izraelit nga futbolli ndërkombëtar, raporton Anadolu.

Demonstruesit shfaqën banderola që shkruanin "Nuk lejohen lojëra lufte" dhe "Jepini sionizmit kartonin e kuq".

Gjashtë protestues u arrestuan gjatë tubimit, që u mbajt dje përpara ndeshjes midis klubeve Aston Villa dhe Maccabi Tel Aviv në kuadër të UEFA Ligës së Evropës.

Më shumë se 700 oficerë të policisë u vendosën rreth stadiumit për të garantuar sigurinë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.