
Lviv
Trupat ruse granatuan një objekt ushtarak në rrethin Yavoriv në rajonin Lviv të Ukrainës perëndimore, jo shumë larg kufirit me Poloninë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një postim në kanalin e tij Telegram, Maxim Kozitsky, kreu i administratës rajonale të Lvivit, tha sot se mbrojtja ajrore e rajonit u aktivizua gjatë sulmit. Informacione të hollësishme për ngjarjen do të jepen gjatë ditës.
Kryetari i bashkisë së Lvivit, Andriy Sadovyi, gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm për sirenat e sulmit ajror dhe të mbrohen.
Të paktën 3.668 njerëz janë vrarë dhe 3.896 janë plagosur në Ukrainë që kur Rusia filloi luftën e saj më 24 shkurt, sipas vlerësimeve të OKB-së. Numri i vërtetë besohet të jetë shumë më i lartë.
Mbi 6,2 milionë njerëz kanë ikur në vende të tjera dhe rreth 7,7 milionë janë zhvendosur brenda vendit, sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët.